Barcelona nuk ka arritur ta dyfishojë rezultatin në ndeshjen kundër Real Valladolidit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Camp Nou, në kuadër të xhiros së 24-të të La Ligës.
Në minutën 85-të të ndeshjes, gjyqtari e akordoi penalltinë e dytë të kësaj ndeshjeje për Barcelonën, mirëpo këtë herë Lionel Messi gaboi dhe portieri Jordi Masip e mbrojti.
Messi tentoi të shënojë pasi topi iu rikthye, mirëpo portieri i Valladolidit nuk e lejoi argjentinasin ta shënojë golin e dytë për këtë ndeshje.
Barcelona është duke fituar me rezultat 1:0. Golin e parë e kishte shënuar Messi në minutën e 43-të, nga pika e penalltisë.
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...