Vëllaznimi ka njoftuar se ka vazhduar marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin e njohur, Xhengis Rexhepi.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram të klubit nga Gjakova, shkruan Arbresh.info.
“Drejtuesit e klubit dhe trajneri Rexhepi kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi afatgjate për të ndëruar një skuadër të fortë dhe stabile për sezonin 2025/26 dhe vitet në vijim”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Vëllaznimit.
“Me këtë vazhdim, Vëllaznimi konfirmon stabilitetin dhe vizionin për të ardhmen, duke ndërtuar mbi bazat e vendosura gjatë sezonit të kaluar dhe duke synuar ngritje të mëtejshme në çdo aspekt – si në rezultat, ashtu edhe në organizim dhe disiplinë brenda klubin”, bën të ditur klubi gjakovar.
Rexhepi më parë ka udhëhequr edhe disa skuadra tjera kosovare si Liria, Feronikeli ’74, Trepça ’89./Arbresh.info
Sylvinho i thotë fjalët e fundit pas largimit nga kombëtarja...
Sveçla njofton nisjen e procesit për themelimin e Xhandarmër...
Irani hap sistem zyrtar tarifash për kalimin e anijeve në Ng...
Rolando Maran do të jetë pasuesi i Sylvinhos tek kombëtarja ...
SHBA-ja pezullon një pjesë të bashkëpunimit ushtarak me Kana...
Arrestohet në ShBA Sokol Hoxha, i dënuar për vrasjen e tre p...