Sylvinho i thotë fjalët e fundit pas largimit nga kombëtarja shqiptare

10:35 | 19 Maj 2026
D.H

Federata e Futbollit të Shqipërisë e ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin brazilian Sylvinho.

Lajmi u bë i ditur përmes një konference për media të thirrur nga vetë FSHF, shkruan Arbresh.info.

Selektori brazilian ka dhënë përshëndetjen e fundit për të gjithë shqiptarët pas largimit.

“Kemi vendosur që të mbyllim këtë cikël, në të cilin kemi punuar shumë për të përfaqësuar më së miri këtë komb. Më kanë pritur të gjithë shumë mirë. Dua të falënderoj Shqipërinë dhe shqiptarët. Të falënderoj presidentin, Federatën dhe të gjithë ata që kemi punuar.”

“Dua të falënderoj të gjithë stafin, të gjithë futbollistët, të cilët kanë bërë një rrugëtim prej tre vitesh e gjysmë me ne. Tifozët, shumë dashamirës ndaj Kombëtares. Për ne ka qenë një energji shumë pozitive. Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, 9 janari i 2023, kam thënë diçka: ‘Shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojnë kurrë’. Ja kemi dalë të gjithë së bashku. I uroj shumë suksese trajnerit të ri. Faleminderit shumë”, tha ai.

Në krye me Sylvinhon, Shqipëria arriti të kualifikohet në Kampionatin Evropian të vitit 2024, si dhe arriti play-offin e Kupës së Botës, ku u eliminua nga Polonia.

Njëra ndër fitoret më të mëdha të tij ka qenë ndeshja me Serbinë në Leskovc me rezultat 0-1./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale