Tashmë është bërë zyrtare, Thomas Tuchel ka marr drejtimin e kombëtares së Anglisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e “Tre Luanëve” në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Tuchel rikthehet në ishull pas një aventure që pati tek Chelsea nga fillimi i vitit 2021 deri në shtator të 2022.
Për aq kohë sa ishte menaxher i Chelseas ai u shpall kampion në Champions League si dhe u zgjodh trajneri i vitit i UEFA-s dhe FIFA-s në vitin 2021 si mirënjohje për punën e tij në Angli.
Ai do të fillojë punën më 1 janar 2025 përpara procesit të kualifikimit për finalet e Kupës së Botës FIFA të vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Gjermani ka udhëhequr edhe klube tjera si Bayern Munich, Paris, Dortmund, Mainz./Arbresh.info
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup