Trajneri i Interit, Simone Ingazhi, ka fituar çmimin ‘Panchina d’Oro’ për sezonin 2023/2024 si njohje për rolin që pati ai në fitimin e Scudettos nga ‘Nerazzurrët’.
‘Panchina d’Oro’ është një çmim vjetor që jepet për trajnerët më të mirë në Itali në Coverciano.
Për këtë çmim fillimisht kishin votuar gazetarët, por tani ai dhurohet nga votat e trajnerëve në Itali, duke përfshirë çdo trajner professional në Serie A në Serie B në të dy gjinitë, që nga sezoni 2016/2017.
Kjo është hera e parë për Inzaghin që e fiton këtë çmim dhe e para për një trajner të Interit që prej Antonio Contes kur e fitoi në sezonin 2020/2021.
Para Contes i fundit që e kishte fituar këtë çmim ka qenë Jose Mourinho në sezonin 2009/2010.
Inzaghi e fitoi çmimin për edicionin 2023/2024 me shumicë votash (26). Gian Piero Gasperini i Atalantas përfundoi i dyti me 14 vota, teksa Vincenzo Italiani përfundoi i treti me katër vota.
Carlo Ancelotti i Real Madridit gjithashtu ka marrë çmimin për arritje jetësore.
Ky është veçanërisht një çmim I veçantë dhe nuk ka fitues të rregullt. Kanë qenë vetëm pesë fitues të mëparshëm të këtij çmimi dhe i fundit ishte Luis Vicino në vitin 2016.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...