Bashkimi ka njoftuar se kroati, Sasa Jankovic do të jetë trajneri më i ri i klubit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Kroati ka një përvojë të madhe si trajner, ku në dy vitet e fundit ka udhëhequr skuadrën sllovake, BC Prievidza.
Me këtë skuadër ai ka arritur të luaj për dy vite me radhë në Fiba Europe Cup.
Jankovic e merr skuadrën në një pozitë mjaft më mirë, ku prizrenasit janë në pozitën e dytë në Superligën e Kosovës me 12 fitore e pesë humbje, aq sa ka edhe Trepça e cila është lidere.
Bashkimi po lufton për tre trofe këtë sezon, titullin kampion, Kupën e Kosovës ku ndodhet në gjysmëfinale dhe Ligën Unike./Arbresh.info
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...