Martin Odegaard është larguar përkohësisht nga Real Madridi.
Gjiganti spanjoll ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje për të dërguar për një sezon të gjatë futbollistin Martin Odegaard në formë huazimi te Real Sociedadi, transmeton portali arbresh.info.
“Real Madridi dhe Real Sociedadi kanë rënë dakord për huazimin e lojtarit Martin Odegaard për sezonin e ardhshëm, deri më 30 qershor të vitit 2020”, shkruan klubi në uebfaqen e tyre zyrtare.
Largimi i tij vjen vetëm pak minuta pas konfirmimit se Sergio Reguilon ka kaluar te Sevilla po ashtu në formë huazimi.
Ashtu si Odegaard, mbrojtësi i krahut të majtë do të qëndrojë për një sezon si një i huazuar te rivali në La Liga./arbresh.info/
Official Announcement: Odegaard.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) July 5, 2019
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër