Leotrim Krasniqi është shkarkuar nga posti i trajnerit të Vëllaznimit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjakovar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Ju njoftojmë se Kryesia e klubit ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me kryetrajnerin Leotrim Krasniqi”, shkruhet ndër të tjera në postimin e klubit.
Gjakovarët kanë bërë një gjysmësezon të suksesshëm duke u renditur në vendin e dytë me 27 pikë, katër më pak se Drenica që është liderë në Ligën e Parë, grupi A.
Gjithashtu ata janë kualifikuar në kuadër të rrethit të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës. Por kjo nuk ka mjaftuar që trajneri ta vazhdojë edhe pjesën e dytë të sezonit.
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim se kush do të jetë pasardhësi i Krasniqit në postin e trajnerit të kuqezinjve./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë