Klodian Duro do të marr drejtimin e Gjilanit për sezonin e ardhshëm.
Duro do të fillojë përgatitjet për garat evropiane.
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e trajnerit Klodian Duro. Drejtuesit dhe tekniku 45 vjeçarë kanë gjetur akordin për të filluar bashkëpunimin për edicionin 2023/24. Duro vjen me një eksperiencë si trajner i disa klubeve në kampionatin elitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Zekirija Ramadan ishte trajneri i Gjilanit sezonin i kaluar, por disa ditë më parë u njoftua se dy palët kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Gjilani garon në Conference League ku do të përballet me FC Progres Niederkorn./Arbresh.info/
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë