Joel Matin ka vendosur lapsin në një kontratë të re pesë vjeçare te Liverpooli duke siguruar kështu qëndrimin në Anfield deri në verën e vitit 2024.
28-vjeçari ka qenë në formë impresive së bashku me mbrojtësin Virgil van Dijk këtë sezon te kampioni nën fuqi evropian dhe ka bërë 107 paraqitje te klubi qysh pas transferimit falas nga Schalke në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info.

Liverpooli konfirmoi lajmin pasditen e sotme (e premte) menjëherë pasi Matip vendosi lapsin në marrëveshjen.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme për të qenë edhe për një pjesë më të gjatë në klub. Është vërtetë një ndeshje e mrekullueshme”, citohet të ketë thënë qendërmbrojtësi për faqen zyrtare të klubit.
Matip ka bërë 194 paraqitje në Bundesliga para kalimit në Angli./arbresh.info/
Irani dhe Izraeli kryejnë sulme të reja pas vdekjes së Khame...
Nesër Kurti takohet me Abdixhikun
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte ...
Turmat rrëzojnë statujën e Khomeinit
Kurti: Këtë lartësi elektorale prej 51% mund ta kemi dëshiru...
Si është situata në vendet e Gjirit?