RB Leipzigu ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të talentuar hungarez, Dominik Szoboszlai.
20-vjeçari kompletoi transferimin te RB Leipzig nga RB Salzburgu me një kontratë katërvjeçare e gjysmë, shkruan “Zeri.info”.
Szoboszlai ka aftësinë të luajë si mesfushor qëndror apo i majtë, derisa ka një teknikë të jashtëzakonshme të gjuajtjeve.
Image
Ai debutoi për Kombëtaren e Hungarisë në mars të vitit 2019 dhe prej atëherë ka bërë 12 paraqitje.
Në 20 paraqitje këtë edicion me RB Salzburg, mesfushori i talentuar ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dhjetë asistime.
Te RB Leipzig, Szoboszlai do ta mbajë numrin 17 dhe pritet të debutojë kundër Dortmundit në shtëpi më 9 janar 2021.
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...