Borussia Dortmund ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit anglez Jobe Bellingham nga Sunderland. Klubi gjerman siguron kështu një nga talentet më premtues në futbollin evropian.
19-vjeçari ndjek gjurmët e vëllait të tij, Jude Bellingham, i cili shkëlqeu më parë në Dortmund përpara se të transferohej te Real Madridi.
Sipas raporteve, tarifa fillestare e transferimit është 33 milionë euro, me bonuse që mund ta çojnë shumën totale deri në 38 milionë euro.
— Borussia Dortmund (@BVB) June 10, 2025
Jobe vjen pas një sezoni shumë të mirë në Championship, ku zhvilloi 43 ndeshje, shënoi katër gola dhe u përfshi në formacionin e sezonit.
Mesfushori i ri ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Dortmundin, që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2030.
Ky transferim e konfirmon edhe një herë reputacionin e Borussia Dortmund si destinacion ideal për zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe talentuar.
Dortmund synon ta regjistrojë Bellingham në kohë për Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet në SHBA, duke i mundësuar një debutim të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
Klubi i Serie A synon transferimin e Mërgim Vojvodës
Zyra e Presidentes: Ftesa drejtuar BE-së për vëzhgimin ndërk...
KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë
Dogana e Kosovës sekuestron mbi 3 mijë e 400 adapterë të fal...
Thirrjet fyese në protestë, Rama: Nëse ky është vizioni juaj...
Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e l...