Klubi italian Venezia, i cili siguroi rikthimin në Serie A për sezonin e ardhshëm, ka vënë në shënjestër mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvodën, në kuadër të përforcimeve për edicionin e ri.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, i cili raporton se drejtuesit e Venezias e shohin 31-vjeçarin si një alternativë me përvojë dhe cilësi për repartin defensiv.
Venezia po punon për ndërtimin e një skuadre konkurruese që do të synojë mbijetesën dhe konsolidimin në elitën e futbollit italian, ndërsa profili i Vojvodës konsiderohet i përshtatshëm për objektivat e klubit.
Reprezentuesi kosovar është aktualisht pjesë e Comos, me të cilin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Ai ishte pjesë e rëndësishme e ekipit që realizoi një sezon historik, duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Gjatë sezonit 2025/26, Vojvoda regjistroi 34 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me dy gola dhe tri asistime.
Përveç aftësive mbrojtëse, ai njihet edhe për angazhimin e madh në fazën sulmuese, çka e bën një lojtar të vlefshëm në krahun e djathtë.
Mbetet të shihet nëse interesimi i Venezias do të konkretizohet në një ofertë zyrtare, pasi Como nuk pritet ta lëshojë lehtë një nga lojtarët më me përvojë të skuadrës. /Telegrafi/
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...
Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e ...
Presidenti i Këshillit Europian nesër në Kosovë, pritet nga ...
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues për Bashkëpunimi...
Kancelari gjerman thirrje për një BE më vetëbesuese: Tregu y...