Mesfushori i Prishtinës, Drilon Islami ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke u transferuar tek gjiganti CFR Cluj.
Lajmi është i bërë i ditur nga vetë skuadra rumune përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Islami tash e dy sezon është pjesë e Prishtinës, ku ka qenë edhe kapiten i klubit.
Ai këtë sezon ka fituar Kupën e Kosovës me kryeqytetasit.
Më parë ai ka bërë karrierë edhe tek Ferizaj dhe Drita. Islami në Cluj do ta mirëpresin dyshja e kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu.
Islami tek Cluj është transferuar si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Prishtinën ka përfunduar./Arbresh.info
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...