Chelsea ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Ben Chilwell nga Leicester City.
Chilwell ishte pjesë e Leicester-it, me të cilët shkëlqeu në edicionet e kaluara, transmeton portali arbresh.info.
Anglezi ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në “Stamford Bridge” së paku deri në vitin 2025.
23-vjeçari ka thënë se është i lumtur që është pjesë e Chelsea-s dhe i gatshëm të luajë nën urdhrat e Frank Lampard-it.
“Jam i lumtur që iu bashkova Chelsea dhe vërtet i emocionuar. Jam duke shikuar për këtë skuadër të re, e drejtuar nga Frank Lampard”, deklaroi ai.
https://twitter.com/ChelseaFC/status/1298651918366056448
Chelsea së shpejti pritet të mbyll edhe transferimin e Kai Havertz-it nga Bayer Leverkusen-i./arbresh.info.
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...