Futbollisti kryesor i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka dal në konferencë për media së bashku me selektorin Franco Foda para ndeshjes me Qipron.
Ylli i Lille foli rreth sfidës së kaluar me Lituaninë si dhe u shpreh se nesër do të paraqiten edhe më mirë, raporton Arbresh.info.
“Nuk kam presion. Sa herë që të vij të luaj me Kosovën, luaj me gjithë zemër. Në Lituani kemi pasur ndeshje të mirë edhe pse kemi mundur të bëjmë edhe më mirë. Besoj që nesër do të paraqitemi edhe më mirë”, tha Zhegrova.
Tutje ylli i Lille, tha se do të hyjnë vetëm për fitore.
“Nesër në Prishtinë hyjmë për fitore dhe uroj të shënojmë sa ma shumë gola. Jam i gatshëm të mbaj barrën e skuadrës së bashku me të gjithë bashkëlojtarët”, shtoi tutje ylli dardan.
Ndeshja me Kosovës dhe Qipros luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...