Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së rëndësishme të Juventusit ndaj Romës me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Allianz Stadium”.
Futbollisti kosovar u inkuadrua në pjesën e dytë të takimit, duke zëvendësuar golashënuesin e parë të Juventusit, Francisco Conceiçao.
Në rreth 30 minuta lojë, Zhegrova tregoi paraqitje solide dhe angazhim të lartë, duke i dhënë më shumë ritëm fazës ofensive të skuadrës.
Goli i dytë i Juventusit erdhi pas një aksioni që u ndërtua nga ana e djathtë, ku Zhegrova pati rol të rëndësishëm me lëvizjen dhe pasimin e tij, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e aksionit vendimtar.
Pas përfundimit të ndeshjes, Zhegrova publikoi një mesazh në Instagram, ku shkroi: “Fitore e rëndësishme. Koha do ta tregojë. Deri në fund, Forca Juve.”
Kjo ishte një tjetër paraqitje pozitive për sulmuesin kosovar, i cili po fiton gradualisht më shumë besim dhe minuta në ndeshje të rëndësishme me fanellën e Juventusit.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...