Spanjë do të luajë miqësore ndaj Portugalisë para se të fillojë Evropiani 2020.
Ndeshja do të zhvillohet në “Wanda Metropolitano” në Madrid me 5 qershor, 10 ditë para se të fillojë Euro 2020, transmeton portali arbresh.info.
Spanja riemëroi Luis Enrique si trajner këtë nëntor derisa do zhvillojnë gjithashtu miqësore ndaj Gjermanisë dhe Holandës në mars.
Në shortin e hedhur për Euro 2020 Spanja është në grupin E se bashku me Suedinë, Polandën, Bosnja Hercegovina, Irlandën Veriore, Sllovakinë dhe Republikën e Irlandës.

Me 15 qershor do zhvillojnë ndeshjen kundër Suedisë ndërsa pas pesë ditëve do takohen me Polandën.
Të tri ndeshjet e grupit ish kampioni i Botës do t’i zhvillojë në “San Mames” të Bilbaos./arbresh.info.
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës