Cristiano Ronaldo raportohet se mund të largohet nga Manchester United.
Pas vetëm një sezoni të kaluar pas rikthimit në “Old Trafford”, e ardhmja e portugezit është vënë në dyshim.
E Record raporton se arsyeja pse ylli portugez e dëshiron largimin nga “Old Trafford” është heshtja e klubit në afatin kalimtar.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë dëshiron transferime të reja për ta forcua skuadrën, por ato nuk po vijnë.
https://twitter.com/DeadlineDayLive/status/1540255247800705032?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1540255247800705032%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fzbulohet-arsyeja-pse-ronaldo-deshiron-te-largohet-nga-man-utd%2F
Ronaldo po lidhet me një largim, derisa Bundesliga përmendet si një destinacion i mundshëm.
Sipas “AS”, 37-vjeçari e dëshiron largimin që tani nga “Djajtë e Kuq”.
Bazuar në raportimin e gazetës spanjolle, Bayern Munichi po mendon rreth transferimit të kapitenit së Portugalisë.
Kampioni gjerman thuhet se e sheh Ronaldon si zëvendësues ideal të Robert Lewandowskit, i cili më shumë gjasë do të largohet nga “Allianz Arena”.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” me Man United ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Në kontratë është i përfshirë edhe opsioni për vazhdim të bashkëpunimit edhe për një tjetër sezon. /arbresh.info/
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”