Chelsea po kalon një krizë shumë të madhe, nuk kanë asnjë efekt milionat e investuara në tregun e transferimeve.
Londinezët rrezikojnë jashtëzakonisht shumë të mbyllin një sezon pa mundur të kualifikohen në Evropë, ndodhen në vendin e 10-të në Premier League, jashtë FA Cup, jashtë Carabao Cup dhe të mposhtur në ndeshjen e parë në Champions League përballë Dortmund.
I pari nën akuzë ka përfunduar trajneri Graham Potter, madje pas humbjes së fundit kundër Southampton të gjithë prisnin shkarkimin e trajnerit. Por pse nuk shkarkohet Potter pas këtyre rezultateve radhazi negative?
Sipas Daily Mail gjithçka lidhet me kostot e një shkarkimi të mundshëm. Potter ka një kontratë me Chelsea deri në 2027 nga ku përfiton 12 milionë euro në sezon. Blutë paguan gjithashtu 20 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e tij nga Brighton.
Një shkarkim i mundshëm i Potter do të kishte shumë pasoja ekonomike, për më tepër tani në mes të sezonit dhe pas një fushate shumë të fuqishme blerjesh, aq sa ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s ku dyshohet për shkelje të rregullave të “fair play financiar”.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...