Golden Eagle Ylli ka fituar në Mitrovicë ndaj Trepçës me shifrat 99:102 (26:24, 25:23, 26:32, 22:23) në çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës.
Pas një fillimi të barabartë, mitrovicasit kishin deri në tetë pikë epërsi 24:16, por therandasit u rikthyen për të ngushtuar shifrat në 26:24, sa përfundoi çereku i parë. Lojë e ngjashme ishte edhe në periudhën e dytë me vendasit që sërish u shkëputën, 46:36, por sërish mysafirët u afruan në 48:45, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 51:47.
Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, që e fituan 26:32, derisa në dhjetë minutat e fundit përkundër tentimeve nga vendasit ruajtën epërsinë dhe fituan 99:102.
Më i miri te vendasit ishte Shawn Jones me 24 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te mysafirët më të dalluarit ishte Antwan Scott me 28 pikë e katër asistime dhe debutuesi Scott Bamforth me 29 pikë.
Më 21/22 janar zhvillohet ndeshja e kthimit dhe skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet kualifikohet në gjysmëfinale.
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...