Futbollisti i Juventusit, Francisco Conceicao ka pësuar një lëndim muskulor dhe është detyruar ta lë grumbullimin e Portugalisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe kombëtarja portugeze përmes një njoftimi në mediat sociale.
Federata Portugeze e Futbollit konfirmoi se 22-vjeçari u largua nga kampi stërvitor në Budapest pas shqetësimeve muskulore dhe është përjashtuar nga ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës ndaj Hungarisë. Ai do të kthehet në Torino për kontrolle të mëtejshme mjekësore.
Ende nuk dihet se sa do mungojë, mirëpo në dyshim do të jetë për ndeshjen Juventus – Inter.
Lëndimi i tij bën që futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova të jetë zgjedhja e parë e trajnerit kroat Igor Tudor.
Kështu një debutim të Edonit mund ta shohim në “Derby d’Italia”. Futbollisti dardan u transferua tek Juve ditën e fundit të merkatos, dhe ka qëndruar atje për t’u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, që nuk u grumbulluan me kombëtaret e tyre.
Ndeshja mes Juventusit dhe Interit luhet me 13 shtator nga ora 18:00./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...