Ylli i Dortmundit ka refuzuar ofertën e Jose Mourinhos, për t’u transferuar në Arsenal

08:27 | 5 Qershor 2018

Mbrojtësi grek i Borussia Dortmundit, Sokratis Papastathopolus, ka refuzuar transferimin te Manchester United, sipas babai të tij.

Arsenali është shumë afër ta zyrtarizojë transferimin e grekut, pasi që ai të përfundojë testet mjekësore me klubin.

Sokratis ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me Dortmund, një fakt që ia ka mundësuar Arsenalit ta transferojë vetëm për 20 milionë euro.

Por, sipas mediave gjermane për të ishte interesuar edhe Manchester United dhe se Jose Mourinho e kishte kontaktuar personalisht për ta bindur që të transferohet në Old Trafford.

Megjithatë, prindi i tij Charalambos Papastathopolus, ka zbuluar se i biri tij nuk ka dëshiruar që të pres për United dhe ka vendosur që ta përfundojë transferimin e tij në Emirates Stadium. /arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara