Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Deportivo Alavés dhe RCD Mallorca.
Vëmendja kryesore është te sulmi i Mallorcas, ku vendin e titullarit e mban sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili edhe sot i prin repartit ofensiv të skuadrës së tij.
Muriqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, duke realizuar plot 21 gola deri më tani, vetëm tre më pak se kryegolashënuesi i kampionatit, Kylian Mbappé.
Forma e tij mbetet një nga armët kryesore të Mallorcas në këtë sfidë, teksa skuadra synon një rezultat pozitiv ndaj Alavésit. Tifozët kosovarë do të kenë sytë nga Muriqi, i cili vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit spanjoll.
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...