Golden Eagle Ylli ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në elitën e basketbollit kosovar, pasi e ka mposhtur Borën me rezultat 83:79 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së njëzet e shtatë, përkatësisht të parafundit të kampionatit. Me këtë fitore, Ylli ngjitet në vendin e katërt me tridhjetë e nëntë pikë dhe bën një hap të madh drejt sigurimit të kësaj pozite. Ndërkohë, Bora mbetet në vendin e tretë me dyzet e një pikë, por pësoi humbjen e dytë radhazi.
Ndeshja ka qenë e baraspeshuar. Ylli e ka fituar çerekun e parë 23:19, ndërsa Bora ka reaguar në periudhën e dytë dhe ka shkuar në pushim me epërsi 42:37. Prishtinasit e kanë fituar edhe çerekun e tretë 16:15, duke hyrë në dhjetë minutat e fundit me avantazh minimal.
Megjithatë, suharekasit e kanë dominuar çerekun e fundit, të cilin e kanë fituan 31:21, duke përmbysur rezultatin dhe siguruar fitoren. Moment vendimtar ka qenë kur Ylli ka kaluar në epërsi 77:74 me pikët e Scott Bamforth, epërsi që nuk e ka lëshuar deri në fund, pavarësisht se Bora është afruar në 80:79 vetëm pesë sekonda para përfundimit me pikët e Rrezart Memedi.
Bamforth ka qernë lojtari më i dalluar i ndeshjes me tridhjetë e tetë pikë, tetë asistime dhe katër kërcime, ndërsa Tyreek Smith ka shtuar dhjetë pikë. Te Bora, më i miri ka qenë Shaquan Jules me nëntëmbëdhjetë pikë dhe nëntë kërcime.
Në xhiron e fundit pritet të vendoset përfundimisht renditja, ndërsa Ylli tashmë është shumë afër mbylljes së sezonit në pozitën e katërt./rtk
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...