Xherdan Shaqiri ka shfaqur aftësitë e tij në stërvitje duke turpëruar njërin nga bashkëlojtarët te Liverpooli.
Kampioni i Evropës nis sezonin në Premierë Ligë mbrëmjen e sotme (e premte) me ndeshjen ndaj Nowrichut në Anfiled, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Jurgen Klopp shpreson të arrijë një përfundim më të mirë sesa vitin e kaluar kur përfunduan në pozitën e dytë në tabelë.
Liverpooli pritet të ketë në dispozicion gjithë forcën për shkak se yjet si Mohamed Salah, Roberto Firmino e Sadio Mane janë të gjithë të gatshëm.
Por, një tjetër lojtar që e ka treguar se është plotësisht i gatshëm është edhe Xherdan Shaqiri.
Në një video të shfaqur në rrjete sociale, Shaqiri turpëron Gomezin duke ia futur topin mes këmbëve.
Reprezentuesi i Zvicrës dukej tepër i ngazëllyer pas kësaj.
Pamjet janë shpërndarë në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter dhe kjo është shikuar mbi 245 mijë herë./abresh.info/
That nutmeg, @XS_11official ? pic.twitter.com/UlkW1pLn52
— Liverpool FC (@LFC) August 8, 2019
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje