Xabi Alonso njoftoi zyrtarisht për largimin e tij nga Bayer Leverkuseni në fund të këtij sezoni.
Aludime të shumta janë se ai do ta marrë nën udhëheqje skuadrën e Real Madridit, por mbetet të shihet, shkruan Arbresh.info.
Alonso udhëhoqi skuadrën gjermane për dy vite e gjysmë ku shkroi histori me ta, duke fituar titullin e parë kampion në histori të klubit në Bundesliga.
Gjithashtu ai fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, si dhe ishte finalist i Europa Leagues. Së bashku me Alonson në këtë aventurë ishte edhe futbollisti shqiptar, Granit Xhaka.
Përfaqësuesi i Zvicrës nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram falënderoi për Xabi Alonson dhe i uroi sukses më tutje./Arbresh.info
Mesazhi i plotë i Granit Xhakës për Xabi Alonson:
Nuk është kurrë e lehtë të thuash lamtumirë – veçanërisht dikujt që ka pasur një ndikim kaq të madh në udhëtimin tonë.
Trajner, faleminderit për gjithçka. Që besove tek ne, që na shtyve kur kishim më shumë nevojë dhe që gjithmonë udhëhoqe me zemër. Ti jo vetëm që na stërvite – ti na frymëzove.
Ne do t’i çojmë mësimet e tua shumë përtej fushës.
Ty dhe familjes tënde nuk të urojmë gjë tjetër veçse lumturi, shëndet dhe sukses në këtë kapitull të ardhshëm. Ti gjithmonë do të jesh pjesë e ekipit tonë, pavarësisht se ku të çon jeta.
Një herë trajner, gjithmonë legjendë.
Faleminderit për gjithçka.
View this post on Instagram
KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale
Në pritje të hakmarrjes iraniane pas sulmit izraelit, SHBA l...
Iranianët në protesta, kërkojnë hakmarrje ndaj Izraelit: Do ...
Netanyahu mund të jetë larguar për në Greqi për shkaqe sigur...
Rreth 80 të vrarë e mbi 300 të plagosur nga sulmet e Izraeli...
Izraeli apo Irani? Kush ka ushtrinë më të fortë në rast të n...