Granit Xhaka është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit në Zvicër mbrëmë për të tretën herë.
Pasi fitoi këtë çmim ylli kosovar u shpreh shumë i lumtur që u nderua me këtë çmim, shkruan Arbresh.info.
“Jam mjaft i lumtur për çmimin. Ky nuk ishte viti im. Ishte viti i jonë, me pjesëmarrjen në Kampionat Evropian. Dua t’i falënderoj të gjithë përsëri, posaçërisht trajnerin Murat Yakin, i cili më ka mbështetur, në ushtrime dhe në aspektin privat”, deklaroi Xhaka përmes një video-xhirimi pasi s’mund të ishte prezent në këtë ceremoni.
Sukseset e Granitit ishin të mëdha në vitin që lamë pas duke fituar Bundesligën për herë të parë në histori të klubit.
Ai gjithashtu triumfoi edhe Kupën e Gjermanisë, ku në finale të këtij eventi ishte edhe protagonist duke shënuar një gol të bukur.
Përveçse në Gjermani, Xhaka arriti edhe në finalen e Ligës së Evropës aty ku u mposht nga Atalanta.
32-vjeçari udhëhoqi edhe kombëtaren e Zvicrës për në çerekfinale të Kampionatit Evropian që u mbajt në Gjermani./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen