Mesfushori kosovar Granit Xhaka, ka qenë protagonist në fitoren e Bayer Leverkusenit në duel me Borussia Monchegldach.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë e nisi me fitore sezonin e ri në Bundesligën gjermane duke mundur në udhëtim Monchengladach (2-3).
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës pas vetëm 12 minutave lojë i shënoi një supergol ish-skuadrës së tij.
Ai thotë se për shkak të respektit që ka për Monchengadbach, nuk e ka festuar golin e shënuar.
“E di se si është të luash në këtë stadium, por ne bëmë gjithçka mirë në këtë ndeshje hapëse që ishte e veçantë. Topi erdhi tek unë në momentin e duhur dhe unë u desh të gjuaja menjëherë. Natyrisht, për shkak të respektit që kam ndaj tifozëve të Borussia Moenchengladbachut, nuk festova”, ka thënë Xhaka.
Ai thotë se synimi i skuadrës së tij që të luajë në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin e ardhshëm.
“Ne duam të luajmë në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin tjetër, por e rëndësishme është që hapi i parë ishte i duhuri”, ka deklaruar Xhaka pas ndeshjes./rtk
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...