Pas dorëzimit të Barcelonës kundër Paris Saint Germain, futbollisti i Bayern Munichut, Xabi Alonso insiston se ish skuadra e tij Real Madridi është tani favorit për të triumfuar në Ligë të Kampionëve.
“Jam shumë i befasuar nga rezultati i Barcelonës. Nëse tani është dikush që është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve, atëherë ai është Real Madridi”, tha Alonso për ‘Cadena SER’, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Ylli i Realit me rekord në Ligë të Kampionëve
Edhe pse lojtari vazhdon t’i afrohet skadimit të kontratës me kampionin në Bundesliga, ai ka mohuar raportet se do të pensionohet në fund të sezonit.
“Nuk kam plane ende, nuk jam duke u stresuar. Nuk e di çfarë do të ndodhë, do të shohim, unë dua thjeshtë ta shijojë këtë”, shtoi ai./arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë