Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe ndeshjet e mbetura në program nga java e 14-të në Ligën e Parë.
Favoritët kanë fituar përveç Trepçës që u ndal nga KEK-u në Mitrovicë, ndërsa kryendeshja mes Suharekës dhe Dinamos u mbyll me fitoren e mysafirëve 0-1, shkruan Arbresh.info.
Trepça luajti baras me KEK-un 0-0. Ndërsa skuadra tjetër mitrovicasve, Trepça ’89 triumfoi bindshëm ndaj 2 Korrikut me rezultat 5-1.
Lideri i tabelës, Vushtrria e mposhti Prizrenin në udhëtim 0-1, fitore me po të njëjtin rezultat shënoi edhe Vëllaznimi ndaj Tefik Çangës.
Minimalisht 1-0 fitoi edhe Feronikeli ’74 ndaj Istogut si dhe Ramiz Sadiku mposhti Vjosën.
Fitore të madhe shënoi Liria në udhëtim tek Besa Peja me rezultat 3-1, ndërsa Kika e Hogoshtit po ashtu me këtë rezultat mposhti Rilindjen 1974 të Faruk Statovcit.

Pas 14 xhirove, Vushtrria vazhdon lidershipin me 31 pikë, tri më shumë se Vëllaznimi e Dinamo. E katërta është 89-shi me 27 sosh, një më pak ka Feronikeli i cili ka një ndeshje më pak të luajtur.

Kurse i fundit në tabelë është 2 Korriku me gjashtë pikë, e parafundit është Besa e Pejës me shtatë sosh.
Java e ardhshme pritet të ketë sfida të zjarrta ku vlen të theksohet derbi mes Vushtrrisë dhe Trepçës./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...