
Screenshot
Janë mbyllur ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, duke sjellë rezultate interesante dhe plot gola në disa prej përballjeve.
Në përballjen derbi mes Vushtrrisë dhe Trepçës ’89, ku sfida përfundoi 2:2, me të dy skuadrat që ndanë pikët pas një loje të luftuar.
Liria triumfoi me rezultat të thellë 4:1 ndaj Prizrenit, duke treguar formë të lartë para tifozëve të vet.
Fitore e rëndësishme në transfertë për Vëllaznimin, që mposhti Suharekën me rezultat 1:3, duke marrë tri pikë të vlefshme.
Një tjetër barazim u shënua mes Vjosës dhe 2 Korrikut, me rezultatin përfundimtar 2:2.
Ndërkohë, Besa Peja arriti fitore minimale 0:1 ndaj Kikës, duke marrë pikë të plota në një ndeshje të fortë.
Në sfidën e fundit të ditës, Dinamo fitoi me rezultat 2:0 ndaj Ramiz Sadikut.
Pas kësaj fitore, Dinamo merr kryesimin e Ligës së Parë.

Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...