Në pasditen sotme është ndriçuar stadiumi “Adem Jashari”, pasi që presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri i shoqëruar nga nënpresidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, edhe zyrtarisht ka përuruar ndriçimin duke bërë ndezjen e reflektorëve të këtij stadiumi, i cili është bërë gati për garat ndërkombëtare si stadium i kategorisë së dytë.
Me këtë rast presidenti Vokrri, theksoi se: “Ky ishte premtimi ynë se më 6 qershor do ta ndriçojmë stadiumin ‘Adem Jashari’ dhe këtë e bëmë sot.
Është një moment i veçantë për të cilin kemi pritur gjatë që të kemi një stadium me ndriçim ku mund të luhen ndeshjet edhe në mbrëmje në kushte shumë më të mira jo vetëm për lojtarë por edhe për shikues”.
Ky është një investim i FFK-së, ndërsa në ditët e ardhshme shumë shpejt priten të përfundojnë edhe punimet tjera brenda stadiumit investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”.
“Kështu që ky stadium do të jetë i gatshëm për kategorinë e dytë për ndeshjet ndërkombëtare. Në veçanti do t’u shërbejë klubeve tona që këtë vit e kanë fituar të drejtën për garat evropiane”.

Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?