Bashkimi Evropian ka rritur pritshmëritë për përshpejtimin e procesit të negociatave me Shqipërinë, duke theksuar nevojën për mbylljen sa më të shpejtë të grupkapitujve të anëtarësimit.
Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, gjatë një vizite në Sllovaki, deklaroi se Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe se synimi i Brukselit është që procesi të ecë me ritme të shpejta drejt përmbylljes së tyre.
“A mund ta imagjinoni? Nga viti 2009, BE po fillon punën për një traktat të ri pranimi, për Malin e Zi. Me Shqipërinë, ne kemi hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave dhe shpresoj të ecim përpara për t’i mbyllur sa më shpejt që të jetë e mundur… Duam që të gjithë vendet e rajonit të bëhen anëtare me të drejta të plota në BE”, u shpreh Kos.
Ajo theksoi se zgjerimi mbetet një prioritet strategjik i Bashkimit Evropian, duke shtuar se vendet kandidate duhet të vazhdojnë reformat dhe përafrimin me ligjet dhe vlerat evropiane.
Kos përmendi gjithashtu një afat të mundshëm politik, duke vënë në dukje se periudha e fillimit të dekadës së ardhshme, përfshirë vitin 2030, mund të shënojë një pikë kthese për procesin e zgjerimit të BE-së.
Ndërkohë, Shqipëria ka vendosur si objektiv përmbylljen e të gjithë grupkapitujve deri në fund të vitit 2027, pas përmbushjes së rreth 101 detyrave të mbetura.
Më pas, në vitin 2028 synohet nënshkrimi i traktatit të anëtarësimit, me synimin që vendi të bëhet anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...