Viking ka marrë një fitore të madhe në xhiron e 17-të në elitën e futbollit norvegjez.
Kjo skuadër ka triumfuar në udhëtim te Kristiansund me rezultat 3-5, ku të pesë golat janë shënuar nga tre futbollistët shqiptarë.
Veton Berisha, Zymer Bytyqi dhe Ylldren Ibrahimaj janë tre lojtarët kryesorë të Vikingut dhe udhëheqin në repartin ofensivë.
Vëllai i vogël i Valon Berishës, Vetoni realizoi dy gola, ndërsa dy të tjerë shënoi anësori Zymer Bytyqi.
E për golin e fundit në këtë takim u përkujdes mesfushori Ylldren Ibrahimaj.
Përveç dy golave, Berisha që është reprezentues i Norvegjisë bëri edhe dy asistime në këtë sfidë.
Ndërkohë vlen të ceket se Ylldren Ibrahimaj dhe Zymer Bytyqi janë grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Me dy golat e sotëm, Berisha ka shkuar në kuotën e 10 golave në kampionat dhe ka pesë asistime.
Në anën tjetër Zymer Bytyqi ka pesë gola e pesë asistime, ndërsa Ylldren Ibrahimaj ka realizuar katër gola e dy asistime./telegrafi
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...