Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për ndihmën e Ukrainës në shkatërrimin e dronëve iranianë në Lindjen e Mesme.
Më parë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ofroi SHBA-ve dhe aleatëve të saj ndihmë në kapjen e dronëve iranianë në Lindjen e Mesme.
Kur u pyet për ndihmën nga Ukraina, Trump tha se “personi i fundit nga i cili kemi nevojë për ndihmë është Zelensky”, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Trump nuk pranoi të komentojë nëse SHBA-të kishin pranuar ndihmën e Ukrainës në fushën e teknologjive të kapjes së dronëve.
Më 13 mars, Trump tha se SHBA-të nuk kanë nevojë për ndihmën e Ukrainës për të rrëzuar dronë iranianë në Lindjen e Mesme.
E presidenti ukrainas Zelensky u përgjigj duke thënë se “retorika është retorikë”.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron