Njësitë speciale RENEA dhe EKAM e Greqisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke konsoliduar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e efektivëve të RENEA-s, duke theksuar se ata janë simbol i disiplinës, kurajos dhe sakrificës, duke u vendosur në vijën e parë për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve.
”RENEA dhe EKAM, dy njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi gjatë një stërvitje të përbashkët në Tiranë. Djem dhe burra profesionistë që mbrojnë jetën me jetë e janë kudo ku ka një rrezik ndaj rendit e sigurisë së qytetarëve”, u shpreh Rama duke sjellë pamje nga ky bashkëpunim.
Stërvitja e përbashkët nuk ka vetëm karakter praktik, por është pjesë e një procesi më të gjerë të ndërtimit të besimit dhe shkëmbimit të përvojave mes dy njësive elitë.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës