Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Yll Morina në përvjetorin e rënies.
Haradinaj e ka quajtur heroin Morina ndër luftëtarët më të zotë të vendit.
“Ndër luftëtarët më të zotë, Yll Morina ishte rreshtuar në UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut. I pavdekshëm në kujtimin e brezave. Krenari e Gjakovës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.
Yll Morina ishte dekoruar me urdhrin Hero i Kosovës në vitin 2017 gjatë ditëve të Epopesë në mesin e shumë personaliteteve të tjera si propozim nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira