Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku në program janë dy për t’u zhvilluar.
Padyshim që vëmendja e gjithë adhureusve të futbollit kosovar do të jetë në Suharekë, ku përballë njëra tjetrës janë Ballkani dhe Drita.
Dy skuadrat pretendente për titull të kampionit, Ballkani dhe Drita kanë vetëm tre pikë diferencë, me suharekasit që janë të dytët dhe gjilanasit të parët në renditje.
Ballkani synon fitoren për t’u barazuar me pikë në tabelë, derisa Drita kërkon tre pikët për të shtuar në gjashtë diferencën.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme në Superligë zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini pret Llapin.
Të dyja sfidat e sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga
Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njoft...
Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike