Vëllaznimi ka arritur një fitore dramatike në gjysmëfinale të Ligës Unike ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76-75.
Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në momentet e fundit, çereku i parë u mbyll baras 24-24, shkruan Arbresh.info.
Në periudhën e dytë Ylli e fitoi 17-15, kurse në çerekun e tretë Vëllaznimi e fitoi me katër pikë dallim, 18-14.
Çereku i katërt ishte dramatik ku patën avantazhin dy skuadrat. Por në aksionin e fundit të Vëllaznimit realizoi Jitoboh për ta fituar ndeshjen.
Më i dalluari në këtë triumf të Vëllaznimit ishte Anderson me 23 pikë. Hellens luajti me 19 pikë kurse Jitoboh pati 17 sosh.
Kurse për Yllin më i dalluari ishte Jan Palokaj me 18 pikë, lojë të mirë bëri edhe Lis Shoshi që pati 17 sosh.
Në finale Vëllaznimi do të luaj me fituesin e ndeshjes Prishtinë – Beslidhja./Arbresh.info
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...