Presidenti serb Aleksandar Vuçiç nis të dielën një vizitë zyrtare 4 ditore në Kinë, të cilën në një postim në rrjetet sociale e quajti si më të rëndësishmen e karrierës së vet, shkruan A2CNN. Udhëheqësi serb, që shkon në Pekin pas Donald Trump dhe Vladimir Putin, do të takohet me presidentit Shi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang.
Siç bën me dije ministria e punëve të jashtme në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët. Gjatë vizitës, do të nënshkruhen më shumë se 30 marrëveshje, si dhe disa kontrata me kompani kineze.
Në prag të vizitës, Vuçiç tha se kishin rënë dakord për një miliard euro investime nga Kina. Ai theksoi se kjo vizitë do të thotë zhvillim, industrializim dhe modernizim të mëtejshëm të përshpejtuar të Serbisë.
Bloomberg shkruan se në takim mund të diskutohet edhe çështja e blerjes së avionëve të luftës kinezë nga Serbia, pasi Vuçiç tha se po konsideronte zëvendësimin e avionëve rusë MIG. Nëse Serbia do të blejë avionët kinezë të tillë si J-10 ky do të ishte debutimi i tyre në Europë.
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...