Vëllaznimi ka goditur në merkato një ditë para ndeshjes së parë të Kupës së Kosovës me Prishtinën, duke e transferuar Derrick Wilsonin.
Wilson një emër i njohur për basketbollin është zyrtarizuar tek gjakovarët pak më parë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook të klubit kuqezi, shkruan Arbresh.info.
Ai luan në pozitën e organizatorit të lojës. Më parë ai ka luajtur edhe tek Sigal Prishtina e Ylli.
Përpos Kosovës, lojtari ka luajtur edhe në Danimarkë me Copenhagen, Horsens e Svendborg, në Suedi me Djurgarden, në Turqi me Sigortam e në Hungari me Zalakeramia./Arbresh.info
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...