Vëllaznimi ka gabuar sërish duke barazuar me Rahovecin në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën e Parë, grupi A.
Ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.
Ky barazim më së shumti në favor iu shkon dy klubeve nga Mitrovica, Trepçës dhe Trepçës 89’ të cilat tashmë ndajnë pozitat dy dhe tre në renditje.
Pas 17 ndeshjeve prinë Drenica me 35 pikë tri më shumë se dy klubet nga Mitrovica, kurse Vëllaznimi mbetet i katërti 31 sosh, e ndjekur pas nga Liria me 30.

Një luftë e ashpër është duke u bërë për dy vendet e parë në tabelë, ku kryesuesi inkuadrohet në Superligë teksa pozita e dytë elitën e futbollit kosovar e kërkon përmes barazhit.
Xhiron e ardhshme, Drenica takohet me Trepçën në Mitrovicë, Vëllaznimi po ashtu udhëton në qytetin e minatorëve ku e pret Trepça 89.

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit