Gazetarja, Qëndresa Krelani, e ka vlerësuar lart paraqitjen e Vedat Muriqit kundër Çekisë.
Sulmuesi i Kosovës, në mungesë të Milot Rashicës e Arbër Zenelit, shkëlqeu të shtunën kundër Çekisë, duke shënuar golin e barazimit për 1-1, para se Mërgim Vojvoda të shënojë për 2-1 për t’ia dhuruar “Dardanëve” tri pikë.
Qeqa menon se Muriqi ishte i pandalshëm, ashtu siç tha edhe trajneri i Çekisë dhe për shkak të lojës super të mirë, UEFA ka mundur t’i kërkojë që t’i kryejë testet për doping.
“Vedat Muriqi aq mirë ka luajtur për Kosovën dje, sa që ka mundur të ngrit dyshime për një kontroll të dopingut”, tha ‘Qeqa’ në “Dueli Sportiv”.
“Mendoj se te ekipet kombëtare, pesha e tyre nuk matet nga historia, por nga futbollistët që ka në dispozicion”, vlerësoi Qëndresa Krelani.
Pas fitores kundër Çekisë, e gjithë vëmendja tani është te Anglia.
“Dardanët” të martën do t’i matin forcat me “Tre Luanët”.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri