Futbolli i grave në Itali e ka vajtuar sot vdekjen e futbollistes së Riozzese, Arianna Varone, e cila e humbi jetën në një aksident tragjik. Ajo ishte vetëm 21-vjeçare.
Varone vdiq tragjikisht në një aksident rrugor me motoçikletë mbrëmjen e së martës, transmeton Gazeta Express.
“Ajo do ta lërë një zbrazëti të pambushur në jetën e atyre që e deshën dhe ishin me fat që e kishin pranë. Lamtumirë, Arianna”, ka shkruar presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë në kujtim të saj.
21-vjeçarja ishte mesfushore dhe karrierën e kishte filluar në Inter, si dhe kishte luajtur edhe për Milanin para se t’i bashkohej Riozzeses në vitin 2017.
Sezonin e kaluar, ajo e ndihmoi ekipin e vet ta fitojë Kupën e Italisë në Serie C dhe të promovohej në Serie B.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...