Antonio Rudiger ka qenë në qendër të vëmendjes pas pjesës së parë së ndeshjes së mbrëmshme mes Realit dhe Bayernit e luajtur në “Allianz Arena”, ku gjermanët triumfuan (4:3), dhe e eliminuan 15 herë kampionin e Evropës.
Ai është shumë i mirë në duelet ajrore dhe mjaft i ashpër në ndërhyrje ndaj kundërshtarëve., madje kur është në formë është një nga mbrojtësit më të fortë dhe më të sigurt në botë.
Megjithatë, mbrojtësi gjerman shpeshherë është përfolur edhe për sjelljet e tij në fushë.
Gjestet ndaj tifozëve kundërshtarë dhe përplasjet me lojtarët rivalë e kanë vendosur shpesh në qendër të kritikave.
Mbrojtësi i Bayern, Josip Stanišić, ka folur për një incident me Rüdiger.
“Rüdiger më ka fyer dhe për mendimin tim kjo është plotësisht e papranueshme”, ka thënë Stanišić, duke shtuar se gjermani i ka thënë vetëm një fjalë, dy herë, por nuk ka dashur ta përsërisë publikisht.
“Pyeteni atë vetë, ndoshta është mjaftueshëm burrë për ta pranuar”, ka shtuar ai.
Sipas Stanišić, incidenti ka ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes, pas një dueli të ashpër me ish-mbrojtësin e Chelseat, kur të dy lojtarët u përfshinë në një shkëmbim fjalësh ndërsa ai ishte i shtrirë në fushë.
Ky rast e vendos edhe një herë Rüdigerin në qendër të vëmendjes pas një tjetër ndeshjeje të madhe në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...