
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se partia e saj vazhdon të funksionojë si një “shtëpi e hapur politike”.
Kica-Xhelili theksoi se është e informuar për bisedimet e LDK-së me ish-presidenten Vjosa Osmani, por theksoi se asgjë nuk duhet të konsiderohet zyrtare pa një konfirmim publik.
“Në politik, partitë qëndrojnë si shtëpi të hapura apo të mbyllura politike. Kjo varet për mënyrën se si funksionojnë ato parti. Ndërkaq LDK-ja vazhdon të mbetet shtëpi e hapur politike.
Unë jam plotësisht e informuar për bisedimet që po zhvillohen me ish-presidenten apo presidenten Vjosa Osmani. Sikurse jam e bindur që në momentin që ka diçka zyrtare ajo juve do të iu kumtohet nga kryetari i LDK-së. Derisa një gjë e tillë nuk kumtohet direkt nga ai dhe LDK-ja në platformat e saj zyrtare. Atëherë asgjë nuk është zyrtare, nëse mund ta përmbyll me kaq”, ka thënë Kica-Xhelili në Debat Plus
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...