E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu

20:09 | 16 Prill 2026
D.H

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu në fund të këtij sezoni.

Tashmë është konfirmuar edhe nga trajneri i kësaj skuadre Manuel Baum, shkruan Arbresh.info

“Si qëndrojnë gjërat, ai do të transferohet te një klub tjetër”, ka deklaruar ai.

Sipas “Sky”, mesfushori dardan do të nënshkruajë kontratë me Wolfsburgun deri në vitin 2030.

Ai me Wolfsburgun i ka zhvilluar 50 ndeshje, ndërsa pati 12 gola të shënuar e shtatë asistime.

Elvisi ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitin 2026. Ai u transferuar në vitin 2022 nga Bochumi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale