FC Barcelona ka paraqitur ankesë zyrtare në UEFA pas eliminimit nga çerekfinalja e Champions League ndaj Atlético Madridit.
Sipas një komunikate zyrtare të klubit katalanas, Barcelona ka dorëzuar një ankesë formale në UEFA lidhur me vendimet e gjyqtarëve gjatë eliminatores së çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Atlético Madridit.
Klubi konsideron se gjatë të dy ndeshjeve janë marrë disa vendime që nuk janë në përputhje me rregullat e lojës, si pasojë e një zbatimi të gabuar të rregullores dhe mungesës së ndërhyrjes së duhur të sistemit VAR në situata me rëndësi të madhe.
Sipas Barcelonës, këto gabime kanë ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjeve dhe në rezultatin përfundimtar të eliminatores, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm sportiv dhe ekonomik për klubin.
Me këtë ankesë, Barcelona ka rikujtuar edhe kërkesat e mëhershme drejtuar UEFA-s dhe njëkohësisht ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionin evropian, me qëllim përmirësimin e sistemit të arbitrimit dhe garantimin e një zbatimi më të drejtë, të saktë dhe transparent të rregullave të lojës./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...