Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për rastin e babait dhe dy fëmijëve që humbën jetën në Malishevë pas shpërthimit të bombolës së gazit.
“Jam thellësisht i prekur nga tragjedia e rëndë që ka goditur një familje në Malishevë, ku humbën jetën babai me dy fëmijë. Kjo tragjedi e madhe na rëndon të gjithëve; si individë, prindër e bashkëqytetarë të Republikës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Në këto momente të rënda, çdo fjalë duket e vogël. Megjithatë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë të afërmve. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndajmë këtë dhimbje me gjithë zemër dhe qëndrojmë pranë tyre në këto çaste zie, me një solidaritet njerëzor që shkon përtej fjalëve”.
Abdixhiku u lut që familja e tyre të gjejë forcën e përballimit të kësaj humbjeje të madhe.
“Lutemi që, mes kësaj errësire të madhe, të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”.
Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fus...
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...